Akil Gjakova i shtati në evropianin e xhudos NULL NULL 24.04.2025 15:31 24.04.2025 15:31 Xhudisti Akil Gjakova, është renditur i shtati në Kampionatin Evropian të këtij sporti që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Rreth rezultatit të Gjakovës, ka shkruar edhe Komiteti Olimpik, transmeton Klankosova.tv. “Me dy fitore (rrethi e parë i lirë), Akili arriti deri në çerekfinale ku pas një lufte maratonike, rreth 16-minutëshe me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvilli, pësoi humbje, për t’u ndalur më pas edhe në rrugëtimin drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. KOK ka shkruar edhe për ecurinë e garimit të xhudistit tjetër, Dardan Cena. Cena arriti deri në 1/8 e finales, duke shënuar dy fitore, po ashtu në kategorinë -73 kg. “Dy fitoret e tij dhe vendi i shtatë për Akilin, në një konkurrencë të jashtëzakonshme të kategorisë -73 kg, vlerësohen të suksesshme. Kujtojmë që dje, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit 27 minuta më parë