Akil Gjakova pa medalje në Kampionatin Evropian NULL NULL 24.04.2025 14:56 24.04.2025 14:56 Xhudisti Akil Gjakova Xhudisti Akil Gjakova, ka mbetur pa medalje në Kamionatin Evropian të këtij sporti që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Gjakova fillimisht u mposht në çerekfinale, e më pas edhe në meçin e parë të repesazhit, përmes së cilit po e kërkonte medaljen e bronztë. Ai humbi me Ippon nga hungarezi Daniel Szegedi në kategorinë deri në 73 kilogramë pasi s’i kishin mbetur shumë energji pasi meçi çerekfinal zgjati plot 16 minuta. Paraprakisht, në çerekfinale xhudisti më i mirë kosovar u mposht në çerekfinale nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili në një meç maratonik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit 20 minuta më parë