Akil Gjakova humb nga xhudisti gjeorgjian, mbetet në lojë për medalje NULL NULL 24.04.2025 14:10 24.04.2025 14:10 Xhudisti Akil Gjakova dhe trajneri i tij, Driton Kuka Akil Gjakova është ndaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Ai u mposht nga xhudisti gjeorgjian Lasha Shavdatuashvili, në një duel maratonik që zgjati 13 minuta në “Golden Score”. Por, edhe përkundër humbjes, Gjakova do ta ketë një tjetër rast për t’u kthyer me medalje nga Podgorica, kryqyteti i Malit të Zi që është nikoqir i kampionatit. Xhudisti më i mirë kosovar do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku fillimisht do të përballet me hungarezin Daniel Szegedi. Mbetet të shihet se çfarë suksesi do ta arrijë xhudisti Akil Gjakova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit 29 minuta më parë