Gjakova dhe Cena garojnë sot në Kampionatin Evropian në xhudo NULL NULL 24.04.2025 10:54 24.04.2025 10:54 Gjakova dhe Cena garojnë sot në Kampionatin Evropian në xhudo Akil Gjakova dhe Dardan Cena, do të garojnë sot në një nga kampionatet më prestigjioze evropiane të xhudos për seniorë, që po mbahet në Podgoricë. Federata e Xhudos e Kosovës thotë se përvoja e Akilit dhe talenti premtues i Dardanit po bëjnë që të shkëlqejnë gjithnjë e më shumë “Sot jemi krenarë t’i shohim në arenën evropiane”, tha FXhK. Të mërkurën, Distria Krasniqi shkëlqeu në Kampionatin Evropian për Seniorë 2025 në Podgoricë duke sjellë Medaljen e Artë për Kosovën. Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti Milica Nikoliqin nga Serbia. Në çerekfinale, ajo mposhti me Ippon Naomi Van Krevel nga Holanda. Më pas, në gjysmëfinale, Distria shpërtheu me një Ippon tjetër duke mposhtur Ariane Toro Soler nga Spanja. Në finale, Disi mposhti kampionen botërore e vitit 2024, Odette Giuffrida nga Italia. Ndërkaq, ndeshjet e sotme të Gjakovës dhe Cenës mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në linkun më poshtë. KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit 23 minuta më parë