Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luftë për Evropën dhe mbijetesën: Spektakël sot në La Liga

NULL NULL
24.04.2025 10:01
Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano. Foto ilustruese nga Klankosova.tv via AP

La Liga vazhdon sot me katër ndeshje të rëndësishme të javës së 33-të, të gjitha të transmetuara drejtpërdrejt në platformën televizive Artmotion.

Këto përballje janë vendimtare për skuadrat që synojnë Evropën apo që luftojnë për mbijetesë.

Nga ora 19:00, Osasuna në formë të mirë me dy fitore radhazi, kërkon të kapë vendin e tetë që siguron pjesëmarrjen në UEFA Conference League. Skuadra është vetëm dy pikë larg këtij objektivi. Nga ana tjetër, Sevilla ndodhet në një krizë, pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe vetëm gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Në ndeshjen e parë të sezonit, këto skuadra barazuan 1-1. ​

Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesas në platformën Artmotion.

Ndërkaq, në terminin 21:30, zhvillohen dy ndeshje tjera, ajo me Atl. Madrid dhe Rayo Vallecano

Atletico, aktualisht në vendin e tretë me 63 pikë, kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Las Palmas. Rayo Vallecano, në vendin e dhjetë me 41 pikë, është vetëm dy pikë larg vendit të tetë që siguron Evropën. Përballja e parë e tyre në këtë sezon përfundoi me barazim 1-1.

Përballjen mes tyre mund ta ndiqni në kanalin Sport2 të platformës televizive Artmotion.

Ndërsa, ndeshja e tretë që transmetohet në Artmotion është ajo mes Betisit dhe Valladolidit.

Betis, nën drejtimin e Pellegrinit, synon të sigurojë vendin e pestë dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Champions League. Valladolid, në anën tjetër, mund të konfirmojë rënien nga kategoria nëse humbet dhe rivalët e drejtpërdrejtë fitojnë. Betis ka një bilanc të fortë në shtëpi, ndërsa Valladolid ka pësuar 15 humbje si mysafir këtë sezon. ​

Këtë ballafaqim do të keni mundësi ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesas në Artmotion. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.