I vuri zjarrin një lokali, arrestohet burri në Fushë Kosovë NULL NULL 24.04.2025 08:57 24.04.2025 08:57 Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se i kishte vënë zjarrin një lokali. Në polici, këtë e ka raportuar pronari i lokalit, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.