Moszgjedhja e kryekuvendares, partia e 500K, i ka veç 57 vota për Haxhiun (VIDEO) NULL NULL 23.04.2025 20:16 23.04.2025 20:16 Të mërkurën ishte vazhdimi i seancës konsultative të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ku pritej të hidhej në votim zgjedhja e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit të Kosovës, por edhe zgjedhja e nënkryetarëve të rinj. Lëvizja Vetëvendosje, si partia që doli e para, edhe këtë herë e propozoi për kryetare, Albulena Haxhiun, ndonëse herëve të kaluara ajo nuk mori votat e nevojshme nga deputetët për të dalë në krye të parlamentit. Votat e Haxhiu nuk lëvizën, sërish mbetën 57. Partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër sërish. 3 abstenimet e NISMA-s mbetën njësoj, sikur edhe mosvotimi i Listës Serbe, teksa Duda Balje mungoi. Tentime të tjera nuk pati të mërkurën. Kështu, brenda pak minutash u mbyll edhe episodi i pestë i konstituimit, për të vazhduar me të gjashtin të premten e 25 prillit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë