Shtetasi i Serbisë arrestohet në Gjilan, dyshohet për falsifikim të dokumenteve NULL NULL 23.04.2025 10:20 23.04.2025 10:20 Një burrë është arrestuar në Gjilan nga policia ditën e djeshme. 42 vjeçari, D.G (shtetas i Serbisë), u prangos si i dyshuar për falsifikim të dokumenteve. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Lidhur me rastin detaje kanë dhënë edhe organet e rendit, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme ku dyshohet se i dyshuari rrejshëm dhe me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe futur në lajthitje disa persona (viktima) duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv