Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni në Shtërpcë, policia del me detaje

NULL NULL
23.04.2025 09:36
Njësia Speciale

Një institucion paralel është mbyllur mëngjesin e sotëm në Shtërpcë.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Organet e rendit bëjnë me dije, se aksioni u zhvillua pas kërkesës së pranuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në koordinim me institucionet përkatëse, ka asistuar sot në inspektimin dhe mbylljen e një institucioni paralel të Serbisë i cili ka operuar në komunën e Shtërpcës, saktësisht të kompanisë së ujësjellësit dhe mbeturinave e cila ka funksionuar nën juridiksionin e Serbisë.

“Policia e Kosovës me njësitë relevante policore dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në raport me aktivitetin e jashtëligjshëm të kësaj ndërmarrje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj, me qëllim të garantimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe respektimit të kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

lajme të ngjashme