Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë NULL NULL 23.04.2025 09:29 23.04.2025 09:29 Arkiv: Prokuroria Themelore e Pejës Prokuroria në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj B.M, për “Vrasje e mbetur në tentativë”. Sipas dosjes së organit të akuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin sociale “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor. “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënohej sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.