Tentim-vrasje në Pejë, Miftar Dobraj ende në arrati NULL NULL 23.04.2025 09:21 23.04.2025 09:21 Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur dje në Pejë. I dyshuar në këtë rast të tentim-vrasje është Miftar Dobraj, i cili është ende në arrati. Ai kishte shtënë në drejtim të Dardan Manaj – i njohur si “Manilla”. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për arrestimin e të dyshuarit. “Jemi duke punuar intensivisht për arrestimin e tij”, deklaroi ai për Klankosova.tv. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes palëve. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar ditën e djeshme. Konflikt mes dy familjeve: Djali i viktimës që u gjuajt sot kishte tentuar ta vrasë të dyshuarin