Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Antidroga vazhdon aksionin në Fushë-Kosovë, kap sërish kokainë

NULL NULL
22.04.2025 21:33
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar një aksion bastisjeje në Fushë-Kosovë.

Siç mëson Klankosova.tv, në këtë aksion është kapur një sasi kokaine, por ende nuk dihet sasia e saktë.

Bastisja po zhvillohet në lokacionin ku ka banuar njëri nga të dyshuarit.

Rasti lidhet me grupin e njëjtë që u kap sot më herët në Veternik, ku u kap mbi 2 kg drogë kokainë.

Tre prej të dyshuarve të arrestuar më herët në Veternik kanë të bëjnë direkt me shitblerje të drogës, dy të tjerë janë kapur pasi kanë tentuar të ikin bashkë me të dyshuarit e parë.

Ndërkaq, në aksionin në Fushë-Kosovë nuk raportohet për të arrestuar.

Kapen mbi 2 kilogramë kokainë në Veternik, Antidroga vazhdon aksionin

lajme të ngjashme