Vdes profesori universitar, Aziz Dujaka NULL NULL 22.04.2025 12:51 22.04.2025 12:51 Ka vdekur profesori universitar Aziz Dujaka. Lajmi u bë i ditur nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportiv. Për vdekjen e tij, ngushëllime familjes i ka shprehu dekani i këtij Fakulteti, Florian Miftari. “Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka. Humbja e profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të bashkëpunonim me të. Ngushëllime të përzemërta dhe kujtim i përjetshëm për të. Për detajet e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 14 orë më parë