Cakolli: Partia e parë s’ka interes për formimin e institucioneve – opozita s’është e interesuar t’ia bëjë numrat (VIDEO) NULL NULL 21.04.2025 18:45 21.04.2025 18:45 Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim. Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim sonte në emisionin “DPT të Fidani” në Klan Kosova ka thënë se në bazë të asaj që po ndodh në seancat e mbajtura, partia e parë s’ka interes për formimin e institucioneve. Ai gjithashtu tha se në anënë tjetër, partitë opozitare nuk janë të interesuara që t’ia bëjnë numrat, përcjell Klankosova.tv. “Dita e sotme, por në fakt edhe ajo e pardjeshmja dhe dy seancat e tjera kanë treguar një realitet që për bindjen time është shumë i hidhur. E para, partia e parë nuk ka interes për marrëveshje politike, rrjedhimisht nuk ka interes as me i formu institucionet sipas obligimeve kushtetuese”. “Në anën tjetër partitë opozitare nuk janë të interesuara as ato t’ia bëjnë numrat, por në anën tjetër nuk janë të interesuara as që ato me e pas të paktën praktikisht mundësinë që me tentu ato themelimin e institucioneve”, është shprehur tutje Cakolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë