Abdixhiku: Në asnjë variant s’ka kompromis me VV-në, s’do të takohem me ta NULL NULL 21.04.2025 16:56 21.04.2025 16:56 Foto arkiv. Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka e cila ka raportuar nga Kuvendi, ka bërë të ditur se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas mbylljes së seancës ka thënë se në asnjë variant s’ka kompromis me VV-në. Abdixhiku është shprehur se nuk do ta takohet me VV-në për të gjetur një kompromis politik, përcjell Klankosova.tv. “Në asnjë variant nuk ka kompromis me partinë e parë fituese, të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe as nuk do të takohem me ta në çfarëdo varianti për të gjetur një kompromis politik sepse siç tha ai, edhe kjo seancë e dëshmoi se Vetëvendosjes i duhet një kompromis politik dhe i duhet një mbështetje më e gjerë”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë