Krasniqi, VV-së për kryeparlamentarin: U takon t’i bëjnë votat nëse munden NULL NULL 21.04.2025 15:08 21.04.2025 15:08 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka ndryshuar qëndrim mbi çështjen e votimit të kandidatit për Kryeparlamentar të partisë propozuese. ”Jemi sot këtu për të ecur përpara”. ”Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është përgjegjësia e atyre që e propozojnë dhe besoj se atyre u takon edhe që t’i bëjnë votat nëse munden, nëse jo, besoj që duhet mendojnë edhe opsionet tjera që parashihen me Kushtetutë”. I pyetur nëse zgjedhjet janë opsioni, Krasniqi pasoi me përgjigjen: ”Gjithmonë!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë