“Ti këndon serbisht” – përplasje e ashpër e mysafirëve në studio të Kosova Today (VIDEO) NULL NULL 21.04.2025 14:41 21.04.2025 14:41 Tema e përformances të repartistit nga Peja, Gjesti, në stadiumin “Air Albania” ka shkaktuar tension dhe debate në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Diskutimi i nxehtë mes të ftuarve u tensionua, kur boksieri, Xhavit Visoka i tha gazetarit Meridian Ramçaj se askush nuk mund ta ndalojë këngën “Mora fjalë” të këndohet në stadium. Por reagimi i Ramçajt ishte i menjëhershëm duke thënë se: “Ashtu siç unë nuk mund t’ju ndaloj juve të këndoni serbisht”. E menjëhershme ishte edhe ndërhyrja nga ana e moderatorëve. Ndiqeni të plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 17 minuta më parë
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 2 orë më parë