Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë, iu sekuestrua marihuanë NULL NULL 20.04.2025 09:28 20.04.2025 09:28 Foto: Ilustruese Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të shtunën, pasi në veturën e tij është gjetur substancë narkotike, marihuanë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se u sekuestruan dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv