“Jam autoseksual – ndiej tërheqje seksuale ndaj vetes sime”, rasti i rrallë i amerikanit NULL NULL 19.04.2025 13:49 19.04.2025 13:49 Një instruktor 45-vjeçar nga Kalifornia, Chris, ka ndarë hapur historinë e tij personale dhe të pazakontë në një intervistë për “MailOnline”. Ai tregon se është autoseksual – një term që përshkruan personat që ndiejnë tërheqje seksuale dhe romantike ndaj vetes së tyre. Chris thotë se e zbuloi këtë anë të seksualitetit të tij që në moshën 12-vjeçare, gjatë pubertetit. Ai përshkruan sesi ndjenja e tërheqjes ndaj vetes u kthye në një lidhje të mirëfilltë dashurie, me elemente të intimitetit, romancës dhe marrëdhënieve seksuale – të gjitha këto duke pasur veten si partner. “E ndjeva për herë të parë kur pashë veten në pasqyrë, isha i veshur me rroba banje të verdha dhe ajo që pashë më la pa frymë. Ishte si një ndjesi kur fillon të kesh një pëlqim për dikë,” tregon ai. Një nga mënyrat që Chris e përjeton këtë marrëdhënie është përmes asaj që ai e quan “pasqyrim” – një akt erotik ku ai bën dashuri me veten përballë pasqyrës. Sipas tij, marrëdhënia që ka me veten është partneriteti i tij më i rëndësishëm, ndonëse aktualisht është edhe në një lidhje në distancë me një burrë tjetër. Ekspertja e seksologjisë Katherine Hertlein shpjegon se autoseksualiteti është një formë e autoerotizmit, që përfshin një gamë të gjerë sjelljesh dhe qëndrimesh seksuale ndaj vetes. Ajo thekson se disa njerëz