Kapet kokainë në Prishtinë, arrestohet një person NULL NULL 19.04.2025 10:42 19.04.2025 10:42 Policia në Prishtinë ka arritur që ta kap një sasi të drogës të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”. Lidhur me rastin që raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 21:40, është arrestuar një person. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. POSEDIM I NARKOTIKVE Prishtinë 18.04.2025-21:40. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes i është gjetur dhe konfiskuar : 48.4 gram Kokainë, 208.2 gram marihuanë, 100€, një telefon celular, një peshore dhe qese najloni për paketim. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.