Arrestohet dhe supendohet zyrtari policor NULL NULL 19.04.2025 09:59 19.04.2025 09:59 Një zyrtar policor është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje. Ai është arrestuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Gjilan, Valon Osmani. Osmani deklaroi se i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje. “Po, ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e një zyrtar policor për 72 orë. Hetimet po zhvillohen nga ana e Inspektoratit Policor. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, deklaroi Osmani për Klankosova.tv. Klankosova.tv mëson se polici i rajonit të Gjilanit, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me IPK-në dhe do t’ju mbajë të informuar./ Klankosova.tv