Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushata e kryedemokratit: Berisha kthehet në Krujë, për vota (VIDEO)

NULL NULL
18.04.2025 20:37

Sali Berisha iu ngjit të premten kështjellës së Skënderbeut. Në xhiron e pazarit të Krujës, doktori u prit nga krutanët, të cilët siç thotë ai, të japin ujë në bisht të lugës.

Dy krutanë e vlerësuan doktorin, por ndaheshin te çështja e moshës: ta quanin të ri apo të vjetër, raporton Klan Kosova.

Krutanët që njihen se të fusin në mes, pa e marrë vesh, e veshën Berishën me jelek dhe qeleshe.

Një krutan tjetër vendosi të mos i japë ujë me bisht të lugës, por e kritikoi hapur me një kovë me ujë të ftohtë faktesh dhe argumentesh.

Nga argumenti i ujit që nuk doli shumë popullor, doktori kaloi te buka. Ai dha një shpjegim shumë të thjeshtë, pse buka shqiptarëve u kushton më shumë se evropianëve.

Berisha nuk sqaroi se si do t’i kthente paratë njerëzve, ashtu siç premtoi e gënjeu Fatos Nano me paratë e piramidave në 1997, por nxitoi t’u premtonte qytetarëve programin e tij, ku ndonjëherë ngatërrohej vetë pa dashje, e ndonjëherë e ngatërronin krutanët vetë.

Por rrugëve të Krujës, Sali Berisha u përball edhe me karmën e qeverisjes së tij. Një qytetar i tha doktorit se fabrika e çimentos, të cilën e ka inauguruar Berisha si kryeministër, sjell kancer./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.