Zbulohet arsyeja pse FIFA dënoi Shqipërinë, kishte të bënte me thirrjet kundër Serbisë NULL NULL 18.04.2025 08:50 18.04.2025 08:50 Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ditë më parë dënoi Shqipërinë me të holla dhe 20 përqind të stadiumit të mbyllur për ndeshjen e ardhshme, që për koiçidencë qëlloi ndaj Serbisë. Dhe pikërisht emri i Serbisë është fajtori kryesor në këtë mes. “Panorama Sport” ka siguruar një dokument nga FIFA, që tregon arsyen pse ndodhi ky dënim. Në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, tifozët shqiptarë bën thirrje kundër Serbisë. Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur. Nga tifozët shqiptarë ka pasur thirrje: “Vriti, vriti serbët” dhe po ashtu: “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”. Këngë të cilat janë kënduar në minutën e tretë të takimit dhe kanë shkelur Kodin Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me nxitjen e urretjes etnike dhe diskriminimin. Kombëtarja e Shqipërisë në qershor të këtij viti, luan dy ndeshje kualifikuese, ndaj Serbisë me 7 dhe ndaj Letonisë më 10. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.