Aksident me fatalitet në Tapizë të Fushë-Krujës NULL NULL 17.04.2025 10:16 17.04.2025 10:16 Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Tapizës në Fushë Krujë. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.