Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera NULL NULL 12.04.2025 19:41 12.04.2025 19:41 Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kishte paralajmëruar që njohja nga shteti i Kenias, të cilën ai e ndau lajmin me të tjerët, do të sillte edhe njohje tjera. “Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia, si shtet ndër më të fuqishmit në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik”. “Urime Kosovë! E përgëzoj edhe presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, ka thënë Pacolli. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.