“Prej Emergjencës erdha këtu”, mjekja ik nga QKUK-ja, bën botox e fillera te ‘frizerka’ NULL NULL 11.04.2025 19:26 11.04.2025 19:26 Termini u bë, dita u caktua. Gazetarja e Kiksit u nis për te salloni bukurisë “Luxyry Beauty_bylena” ku bënin edhe ndërhyrje estetike. Por, punëtoreve aty mbushja e buzëve, në një ambient katrahurë siç dukej nuk u bënte përshtypje, ku që një gjë e tillë kishte ndodhur shumë herë. Dikush me fshesë në dorë e këmbë zbathur, tjera mbi karrige duke stolisur me lule abazhurin, e pritën një kliente që nuk e dinin se është gazetare. Gazetarja u drejtua nga stafi në një qoshe afër tualetit, ku ishte një shtrat anash të cilit kishte materiale që përdoren për depilim. Fillimisht pronarja e lokalit, Kosovare Gashi, u kujdes për reklamim duke i bërë fotografi buzëve të gazetares. Pas kësaj, natyrisht që interesimi ynë ishte informimi dhe procedurat që e ashtuquajtura “doktoreshë” i bënë me klientët e saj, që sic u pa i pret te frizerka. Nëse qëndron deklarata e vajzave në sallon, së doktoresha Besa, siç ato i referoheshin punon vërtetë në Emergjencë, atëherë ajo, siç duket kohën e pauzës po e përdorte për përfitim privat, në një ambient jo adekuat për shpime në buzë me ineksione. “A je alergji”, kjo është pyetja e vetme që doktoresha Besa ia bënë gazetares para se t’ia vendoste anestezionin në buzë. Pas anestezionit para se të fillonte injektimi, gazetares iu tha se duhet të pres për 10 minuta derisa të përgatitej filleri, konkretisht acidi, që do futej në buzë. Pas këtyre, gazetarja e Kiksit krijoi një situatë dhe ngrihet nga karrigeja dhe dëshironte të largohej, pronarja e lokalit i kërkoi asaj që ta kryente pagesën. Por vetëm pasi gazetarja e përmendi policinë, atëherë pronarja e lokalit u dorëzua. Pronarja e lokalit pas disa orësh u lajmërua përmes Instagramit, duke pretenduar se e kishim dëmtuar për 150 euro. Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 56 minuta më parë
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 13 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 16 orë më parë