Burri nga Podujeva rrahu gruan, policia gjeti në shtëpinë e tij pistoletë me 50 fishekë NULL NULL 09.04.2025 10:00 09.04.2025 10:00 Foto ilustruese. Një burrë në Podujevë dyshohet se ka rrahur gruan e tij dhe më pas policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Në shtëpinë e tij është gjetur një pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej, përcjell Klankosova.tv. “Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare”. “Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.