Tentoi ta sulmonte nënën e tij, djali rrihet nga babai në Kaçanik NULL NULL 09.04.2025 09:23 09.04.2025 09:23 Foto ilustruese. Një djalë në Kaçanik ka tentuar të sulmojë nënën e tij, e më pas është rrahur nga babai i tij. Policia ka bërë të ditur se djali është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmoj fizikisht nënën e tij”. “Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari –djali është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.