Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Dobrushë të Istogut, katër të lënduar

NULL NULL
08.04.2025 20:24

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Janë të lënduar lehtë dhe nuk janë në rrezik. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e trafikut”, deklaroi Gashi.

 

lajme të ngjashme