Liga e Kombeve: Dardanet mposhtin RMV-në, i afrohen ngjitjes në Ligën B NULL NULL 08.04.2025 16:14 08.04.2025 16:14 Femrat e Kosovës mposhtin Maqedoninë e Veriut Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mposhtur Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në ndeshjen e zhvilluar të martën nga ora 14:00, Dardanet arritën fitore bindëse prej 3-0 në kuadër të Grupit C6 në Ligën e Kombeve, raporton Klankosova.tv. Tri golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Kaltrina Biqkaj shënoi dy herë, ndërsa për 3-0 u përkujdes Erëleta Memeti. Në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 0:4. Kosova pas tri ndeshjeve ka 6 pikë të grumbulluara, të siguruara nga dy fitoret me RMV-në, kurse është mposhtur 0-1 nga Letonia. Ndeshja e kthimit kundër Letonisë zhvillohet në qershor, ndërsa në rast të fitores, Kosova do ta kryesojë grupin dhe do të ngjitet në Ligën B. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days