Aksidentohen dy vetura në Klinë të Skenderajt, lëndohet një person NULL NULL 08.04.2025 14:55 08.04.2025 14:55 Fotografi ilustruese / aksident trafiku Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se janë lënduar dy persona. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, thuhet tutje në konfirmim.