Interi humb avantazhin e dyfishtë ndaj Parmës, lëshon dy pikë të rëndësishme NULL NULL 05.04.2025 19:55 05.04.2025 19:55 Foto nga arkivi Interi ka ndarë pikët 2:2 me Parmën në xhiron e 31-të të Serie A-së, ndonëse po fitonte 2:0. Matteo Darmian dhe Marcus Thuram shënuan dy golat për Zikaltrit në pjesën e parë, në minutat 15’ dhe 45’. Mirëpo, në pjesën e dytë Parma tregoi dhëmbët dhe barazoi me golat e Adrian Bernabe, 60’, dhe Jacob Ondrejka, 69’. Me këtë njëpikësh, Interi mban vendin e parë në tabelë me 68 pikë, katër më shumë se Napoli në të dytin, por që napolitanët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.