Rifreskohuni në ditët e nxehta të verës NULL NULL 26.05.2015 10:52 26.05.2015 10:52 Toptha shalqiri dhe pjepri të ngrira. Përbërësit: • Pjepra të llojeve të ndryshme (sipas deshirës), edhe për efekt ngjyrash • Bostan (shalqi) Përgatitja: Lajeni mirë bostanin dhe pjeprat, ndajini në dy gjysma dhe hiqni farat. Përdorni një lloj luge që është për të prerë në formë topthash (si luget e akullores). Në mungesë të saj mund të krijoni forma të tjera. Mos u merakosni nëse nuk bëhen në formë perfekte, pasi shtypen pak kur ngrihen. Përdorni një pjatë të sheshtë, apo tabakë që ta zërë ngrica e frigoriferit tuaj. Pjatën mbulojeni me letër që përdoret për pjekje, ose letra të tipit të atyre që përdoren për të mbështjellë dhurata. Rreshtojini topthat në pjatë dhe fusni në ngricë për disa orë, ose deri kur t`i keni ngrirë komplet. Hiqini nga ngrica dhe transferojini në një qeskë ngrirjeje (qeskat që perdoren për një ngrirje). Rivendoseni përsëri qeskën me toptha në ngrirje deri në momentin kur do t’i përdorni. Mund t’i konsumoni siç është e paraqitur në figurë, ashtu siç janë me disa gjethe mente, ose të futura në një gotë me ujë, me një rriskë limoni e disa gjethe mente. Shënim: Pjesët e mbetura nga bostani e pjeprat përdorini për të bërë smoothie, leëng, koktle apo t’i kosumoni të freskëta siç janë, kombinuar edhe me ndonjë frut tjetër. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.