Aktori britanik, Russell Brand akuzohet për përdhunim NULL NULL 04.04.2025 19:42 04.04.2025 19:42 Komediani dhe aktori britanik, Russell Brand po përballet me pesë akuza për përdhunim dhe sulm seksual, njoftoi të premten Policia Metropolitane e Londrës. Akuzat përfshijnë përdhunim, një akuzë për sulm të pahijshëm, një akuzë për përdhunim oral dhe dy akuza për sulm seksual. Veprat e supozuara, të raportuara nga katër gra, kanë ndodhur ndërmjet viteve 1999 dhe 2005, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Në një video të postuar në X këtë pasdite, Brand tha: “Unë kurrë nuk jam angazhuar në aktivitete jo-konsensuale.” Brand i është thënë të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 2 maj, por ai besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara.