Vaksina e herpesit ul rrezikun për demencë tek të moshuarit NULL NULL 04.04.2025 17:49 04.04.2025 17:49 Të moshuarit që kanë marrë vaksinën kundër herpesit kanë më pak rrezik në zhvillimin e demencës, ka zbuluar një studim i ri në Uells. Studimi, i cili u botua në revistën Nature, transmeton Klankosova.tv, përfshiu rreth 283 mijë persona. Studimi zbuloi se rreth një në tetë njerëz që nuk e morën vaksinën kishin demencë. Por ata që morën vaksinën kundër herpesit kishin 20 për qind më pak gjasa për t’u diagnostikuar me demencë. “Ishte një zbulim vërtet i mrekullueshëm”, tha Dr Pascal Geldsetzer, autor i studimi. Ndryshe, sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, e cila prek 7 milionë njerëz në Evropë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Tre vitamina që mund të forcojnë imunitetin dhe të përshpejtojnë humbjen e peshës 17 orë më parë