Taksat ndaj Kosovës, Zherka: Ne nuk kemi qëndrim për asgjë (VIDEO) NULL NULL 04.04.2025 11:15 04.04.2025 11:15 Bardh Zherka Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten i ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë së Kosovës, të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane. ”Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më prosperuese. Jam e bindur se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-SHBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, pati shkruar e para e vendit në X. Lidhur me këtë, presidentes i reagoi me disa ankesa ministri i Financave, Hekuran Murati, e i cili sipas njohësit të politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bardh Zherka, u mundua ta minimizojë rolin e të parës së vendit, transmeton Klankosova.tv. Për “Ora Shtatë”, Zherka e cilësoi Muratin si ministër nevrik, duke thënë se problemi kryesor i Kosovës është që nuk mbajnë qëndrim. “Kosova besoj që ish dashur të kishte një qasje kundrejt politikës së jashtme, me e pasë, duhet ta ceki, pasi nuk e kemi, dhe që është problemi jonë kryesor. Sipas mendimit tim, kur jemi tek taksa, dhe presidentja e mban një qëndrim, dhe del ministri nevrik i Financave, me një qëndrim krejt tjetër, dhe tenton të minimizojë rolin e presidentes, këtu e shohim që problemi jonë është më i thellë se taksa 10 për qind e Amerikës. Problemi është që ne nuk kemi qëndrim, nuk kemi qëndrim për asgjë”, tha ai.