Ëmbëlsia sportive në kanalet sportive vjen përmes Artmotion NULL NULL 31.03.2025 10:28 31.03.2025 10:28 Surprizat sportive nuk ndalen as sot. Platforma më gjigante televizive në trojet shqiptare, Artmotion, ju sjell kënaqësi në ekranet televizive edhe këtë të hënë. Futbolli e basketbolli zënë vend kyç, njofton Klankosova.tv. Show nis me fillim nga ora 15:00, ku në kanalin Sport 1 është në program transmetimi i ndeshjes së Ligës së parë, Drenica – Trepça 89. Kjo përballje vjen ne komentim të Arbon Flugajt. Menjëherë pas përfundimit të kësaj loje, vijnë momentet kryesore të xhiros së 26-të të Superligës. Nga ora 17:00, në Sport 1, me komentim të Arlind Sadikut. Pas një ore, në 18:00 po në këtë kanal, transmetohen Highlights të xhiros së 29-të të La Liga-s. Në Sport 2, transmetohet ndeshja mes Veronës dhe Parmas. Kjo lojë nis nga ora 18:30. Ndërkaq, nga ora 19:00, shfaqen golat, aksionet e javës së 30-të të Serie A. Në kanalin Sport 1, me Arbon Flugajn. Nga ora 19:30, koha është për emisionin fantastik basketbollistik, Asist, i 612-ti me radhë. Në Sport 1 të platformës Artmotion, me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën. Futbolli rikthehet sërish në ekranin televiziv pas Asistit. Nga ora 20:45, luhet përballja në mes të Lazios dhe Torinos. Kjo lojë transmetohet në kanalin Sport 1, me komentim të Andin Lokajt. Pas Serie A, rendin e ka La Liga spanjolle. Ndeshja Celta Vigo – Las Palmas, nis nga ora 21:00 dhe transmetohet në Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.