Haradinaj kujton dëshmorin e kombit, Bujar Shala NULL NULL 29.03.2025 16:16 29.03.2025 16:16 Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit, Bujar Shalën nga Raushiqi i Pejës. Haradinaj thotë se sakrifica e Shalës si dhe bashkëluftëtarëve të rënë, është frymëzim për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë, transmeton Klankosova.tv. “Fillimi i hershëm i pranverës së fundit nën robëri e gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, ndërsa përballë tij qëndronin luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, kur nderojmë rënien heroike të bashkëluftëtarëve në Shishman të Bokës, në Pejë mora pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së njërit prej protagonistëve të kësaj beteje, dëshmorit të kombit Bujar Shala nga Raushiqi i Pejës”, ka shkruar Haradinaj. “Sakrifica sublime e Bujarit dhe bashkëluftëtarëve të rënë, na frymëzon çdo ditë për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë. Këta trima na mësojnë se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 23 orë më parë