A do ta zë Reali, Barçën? NULL NULL 29.03.2025 10:54 29.03.2025 10:54 Dani Ceballos Real Madrid me topin gjatë ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey kundër Leganes, shkurt 2025. Foto: AP Liga superiore e Spanjës, këtë sezon ka qenë si një “rolercoaster”. Vendi i parë në La Ligas sa zaptohej nga Reali, sa nga Barcelona. Por, javëve të fundit, duket se Barça e ka marrë seriozisht luftën për titull, duke mbajtur kreun me 3 pikë diferencë ndaj “Mbretërve”. Megjithatë, Reali e ka mundësinë që të barazohet me pikë me kreun e tabelës, së paku përkohësisht. Të shtunën, Real Madridi do të presë në shtëpi skuadrën Leganes, dhe në letër mendohet se do të jetë një ndeshje e lehtë për vendësit. Por, se çka do të ndodh gjatë 90 minutave lojë, do të keni mundësi ta ndiqni direkt në kanalet sportive të Kujtesës në platformën më të pasur televizive në vend, Artmotion. Kjo ndeshje transmetohet nga ora 21:00. Veç saj, Artmotion do të transmetojë edhe dy ndeshje të ligës spanjolle në futboll. Nga ora 14:00, vjen përballja Real Sociedad – Valladolid, e cila transmetohet po në kanalet sportive të Kujtesës. Kurse nga ora 16:15, zhvillohet ballafaqimi Espanyol – Atletico Madrid, dhe transmetohet në kanalin sportiv Sport2 të Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days