Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmeti i Mianmarit shkaktoi ​​energji të barabartë me “334 bomba atomike”

NULL NULL
29.03.2025 08:00

Tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin të premten, shkaktoi energjinë ekuivalente të më shumë se 300 shpërthimeve të bombave atomike.

Kështu ka bërë të ditur një gjeologe për CNN, teksa paralajmëroi se pasgoditjet ka të ngjarë të vazhdojnë të tronditin rajonin.

“Forca që lëshon një tërmet si ky është i barabartë me rreth 334 bomba atomike”, tha Jess Phoenix për CNN, transmeton Klankosova.tv

Ajo paralajmëroi gjithashtu se pasgoditjet mund të zgjasin për disa muaj pasi pllaka tektonike indiane vazhdoi të përplasej në pllakën euroaziatike nën Mianmar.

Të paktën 1,000 kanë vdekur në Mianmar, sipas autoriteteve lokale. Shërbimi Gjeologjik i SHBA vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 sipas parashikimeve të tij të hershme të modelimit. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.