Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asnjë polic s’u pagua për orët shtesë e për ndërrimin e natës

NULL NULL
28.03.2025 20:55
njesia speciale policia e kosoves
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Foto: AP

Policët e Kosovës për muajin mars kanë marrë vetëm pagën bazë.

Burime të Klankosova.tv brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se këtë muaj, asnjë polic nuk është paguar për orët shtesë.

“Po, është e vërtetë. As mua dhe asnjërit prej kolegëve nuk na kanë dalë paratë për orët shtesë”, tha ky burim, njofton Klankosova.tv.

Policët nuk janë paguar deri në 120 orë shtesë të punës që e kanë bërë, e madje as për ndërrimin e natës.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një informacioni nga ta.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.