Prishtinë: Xhamia “Bedri Kamberi” shtron iftar për personalitete vendore dhe ndërkombëtare NULL NULL 27.03.2025 18:29 27.03.2025 18:29 Labinot Maliqi, imam i xhamisë në Prishtinë, ka vazhduar me traditën e shtrimit të iftarëve për personalitete vendore dhe ndërkombëtare. Krahas pjesëmarrjes së ambasadorëve të QUINT-it dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, e pranishme ishte edhe ambasadorja e Izraelit, Tammy Ziv. Xhamia “Bedri Kamberi” që gjendet në “Lagjen e Spitalit” në kryeqytet, ka ofruar edhe këtë vit iftare falas çdo ditë përgjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.