Fanella e Kosovës apo e Shqipërisë? Flet Pajaziti NULL NULL 24.03.2025 23:23 24.03.2025 23:23 Adrion Pajaziti i cili ndërroi përfaqësimin, nga Shqipëria për Kosovën dhe pastaj sërish për Shqipërinë, ka thënë që nuk ka përgjigje se cila fanellë peshon më shumë, ajo kuq e zi apo ajo kaltër e verdhë. “Njëjtë peshojnë, futbolli o futboll. Për mu s’o problem. Njëjtë. S’kam përgjigje”, ka thënë Pajaziti për Klan Kosovën. Pajaziti i cili është rritur në Londër, falënderoi 30 mijë shqiptarët që mbështetën kombëtaren në “Wembley” në fundjavë. Ai tutje shtoi se kanë qenë tri pikë të rëndësishme në fitoren 3:0 ndaj Andorrës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.