Pedri: Penaltia e Yamalit ishte shumë e keqe NULL NULL 24.03.2025 18:47 24.03.2025 18:47 Pedri është tallur me bashkëlojtarin e tij te Barcelona dhe Spanja, Lamine Yamal, pas huqjes së penaltisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve. Yamali dështoi nga pika e bardhë duke gjuajtur dobët e që s’ishte fare problem për portierin Bart Verbruggen. Sidoqoftë, spanjollët kaluan në gjysmëfinale të Ligës A të Kombeve pasi lojtarët tjerë të kampionit evropian i konkretizuan penaltitë e tyre. “Çfarë i thashë Lamine Yamalit pas gabimit? Asgjë, thjesht që penalltia ishte vërtet e keqe”, ka thënë Pedri. “Por gjithsesi, mendoj se ai është një lojtar që mëson nga këto gjëra, nuk e lejon presionin ta ndikojë, dhe e dini, duhet ta marrësh gjuajtjen për të mundur të gabosh.”