Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I doli paga 20 euro më pak, nis “lufta” në shkollën fillore në Podujevë (VIDEO)

NULL NULL
24.03.2025 20:08

Arton Behramit duket se ju zbehën raportet e mira me drejtorin e shkollës “Enver Maloku” në Podujevë, pasi që Behrami si mësimdhënës i anglishtes aty, kishte munguar në një mbledhje të shkollës dhe si pasojë, pa lajmërim, nga drejtoria e shkollës, mësimdhënësit ju ndalën 20 euro nga paga e tij.

Këtu nisi gjithçka.

Pas kësaj, sipas Artonit, drejtori i kësaj shkolle vazhdoi edhe më tutje të akuzonte mësimdhënësin Behrami se ky i fundit nuk ka një plan të qartë për mësimdhënie e herë pas herë del edhe jashtë kornizave që janë të parapara me planprogram mësimor.

Meqë pak nga paga e tij u ndal nga drejtori, Behrami kërkoi që ta ketë vendimin në letër për këtë ndalesë, mirëpo një të tillë sipas mësimdhënësit, drejtori nuk e kishte.

Madje ky i fundit u shoqërua edhe në polici.

Akuzat e drejtorit Agim Hamza, i cili udhëheqë me shkollën “Enver Maloku” kishin bërë që të formohet një Komision Disiplinor në Komunën e Podujevës sa i përket këtij rasti.

Mësimdhënësi thotë që nga ky komision u bënë shkelje të ndryshme, madje u dëgjuan dëshmitarë pa prezencën e tij dhe avokatit të tij.

lajme të ngjashme