Karakteristikat e 12 shenjave të horoskopit, komenton Laura Bilalli (VIDEO) NULL NULL 23.03.2025 14:04 23.03.2025 14:04 Astrologia Laura Bilalli në “Weekend” në Klan Kosova ka komentuar secilën shenjë të horoskopit veç e veç. Fillimisht ajo bëri të ditur se shenjat tani për tani janë pak janë pak më të çuditshme për shkak të rrotullimit të planetëve. Ndërkaq, komentimin për secilën shenjë mund ta gjeni si në vijim: “Dashat njihen si kokëfortë, dijnë me dhënë shumë, mirëpo dashat e kanë një problem që nuk kanë mesatare. Dinë me lanë vetën keq për ata që i duan”. “Demat janë më shumë persona të natyrës e dojnë qetësinë, natyrën, ushqimin, i kanë dy ekstreme, herë janë introvertë herë ekstrovertë. Pjesën e mendimeve e kanë shumë të zhvillime, pjesën e ndjeshmërisë e kanë por dinë me mshefë”. “Binjakët nuk janë dyftyrsha. I paraqesin, por nuk i kanë dy personalitete, por ata janë shumë në mendime, një vendim që ne e marrim për një javë, binjakëve iu duhet 1 mujë, e kanë vështirë me i menaxhu emocionet”. “Gaforret janë me melankolik dhe të ndijshëm. Punëtor dinë me qenë, karrierën e kanë të rëndësishme por janë edhe familjar”. “Luanët kokëfortësine e kanë, kanë qef me kanë lider, por tepër rrallë janë lider. Egocentrika dinë me kanë. Ka qef me dal, me udhëtu”. “Virgjëreshat janë me detajiste, e vërejnë çdo detaj. E kanë të zhvilluar shumë melankolizmin, dhe iu hyjnë edhe deluzioneve. Virgjëreshat në fund e vendosin vetën. Dinë me dhënë shumë marrin shumë pak”. “Peshoret e kanë balancin, nuk është që e kanë të menduarit shumë, analizën e kanë të fuqishme. Shumë shpesh senet i bëjnë me kalkulim, pjesës spontane i ikin”. “Akrepat numërohen si shenja hakmarrëse, dijnë me kanë shumë intaçorë. Janë shumë të besueshëm. Manipulues dinë me qenë dhe inteligjencën e kanë shumë të zhvillime”. “Shigjetarët janë shpirta të aventurës, i pëlqejnë udhëtimet. Shpesh janë më të mirë sesa që duhet për njerëz”. “Bricjapët e kanë të rëndësishme karrierën, e dojnë paren shumë, bëjnë edhe më së shumti shpenzime”. “Ujorët shkojnë me agjendë, duken të ftohtë por dinë me kanë të ndjeshëm”. “Peshqit janë të ndishëm, ju pëlqen arti, muzika. Edhe peshqit e kanë të zhvillime pjesën e eksperimentimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Sabrina Carpenter pritet të ndalojë përdorimin e telefonave në koncertet e saj 13 orë më parë