Hoxha: Luajtëm kundër lojtarëve të nivelit botëror (VIDEO) NULL NULL 21.03.2025 23:31 21.03.2025 23:31 Sulmuesi i krahut të majtë i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha, ka thënë se ndeshja kundër Anglisë në “Wembley” ishte shumë e madhe. “Ishte një ndeshje e madhe për neve, duke e pasur parasysh që luajtëm në një stadium si Wembley. Kishim përballë lojtarë të nivelit botëror”, tha Hoxha për Klan Kosova. Ai tha se edhe Shqipëria i kishte disa raste, pavarësisht fuqisë së “Tre Luanëve”. Pas ndeshjes, Hoxha tha se trajneri Sylvinho u ka thënë të fokusohen për ndeshjen e radhës pas tre ditësh kundër Andorrës në “Air Albania”, Tiranë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.