Google me komanda zanore në Chromebook NULL NULL 02.05.2015 15:57 02.05.2015 15:57 Komandat zanore tashmë shumë të përdorura gjithandej tani edhe në Chromebook. Deri tani ju keni pasur mundësi që të përdorni komandat zanore tek telefonat inteligjentë Android dhe orët inteligjente Android Wear, por së shpejti do të përfitoni të njëjtën veçori edhe tek kompjuterët Chromebook. Një veçori e re që gjendet tek versioni i ri i softuerit lejon përdoruesit të thonë “Ok Google” për të aktivizuar komandat zanore dhe kërkimet në laptop, ashtu siç veprojnë tek shumë telefona inteligjentë Android. Komandat zanore mund të përdoren për të kërkuar informacione në internet, për të kontrolluar motin, për të gjetur itinerare etj. Chromebook do të dëgjojë komandat zanore sa kohë që ekrani është i ndezur. Veçoria është përshkruar fillimisht nga punonjësi i Google-it, Francois Beaufort, në Google+. Për momentin është në dispozicion vetëm në kanalin Chrome Dev dhe përdoruesit duhet të aktivizojnë .një ikonë të caktuar në menunë e opsioneve të Chrome OS për t’u qasur në të. Beaufort nuk zbuloi se kur kjo veçori do të jetë në dispozicion për përdoruesit në të gjithë botën, por mendohet se nuk do kalojë kohë e gjatë para se të gjithë ata që kanë një Chromebook ta përdorin këtë opsion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.