Meta mesazh nga qelia: Në 11 maj na duhen 84 mandate, PL merr 50 mijë vota në Tiranë NULL NULL 20.03.2025 16:07 20.03.2025 16:07 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kandidon në listë të hapur në Tiranë, në një mesazh audio nga qelia bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe votë për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që siç shprehet, do ketë radhë 84 mandate. Në këtë mesazh, Meta i cilëson zgjedhjet e 11 majit si momentin vendimtar për përmbysjen e kryetarokracisë dhe rikthimin e demokracisë funksionale në vend. “Partia e Lirisë nuk ka hyrë në këtë koalicion për të marrë disa mandate, por për të siguruar një fitore të padiskutueshme. Ne synojmë mbi 50 mijë vota në Tiranë, për të garantuar fitoren e opozitës dhe kthimin e demokracisë”, u shpreh tutje Meta në mesazhin e tij. /euronews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike – s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes 3 minuta më parë
Kosova “E turpshme, s'do të heshtim”, veteranët reagojnë rreth Kuvendit dhe deklaratës së Kurtit për Thaçin e Veselin 5 minuta më parë
Kosova “Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët”, thotë Qalaj 10 minuta më parë