Përfshihet nga zjarri objekti i ambulancës së Zupqit së Zubin Potokut NULL NULL 20.03.2025 09:39 20.03.2025 09:39 Foto ilustruese e përfshirjes nga zjarri të një objekti. Është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës së fshatit Zubqë të Zubin Potokut. Policia ka bërë të ditur se fillimisht zjarri dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike, përcjell Klankosova.tv. “Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga flakët edhe objekti i ambulancës së fshatit. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.